Si Kryetar i Këshillit të NATO-s, Presidenti Bush shprehu kënaqësinë për ftesën që alenaca u bëri Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe keqardhjen që këtë herë Maqedonia mbeti jashtë. Presidenti Bush tha se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar me forca në misionet e NATO-s dhe kanë ndërmarrë reforma sfiduese politike, ekonomike dhe ushtarake.